PO NA MARRIN FRYMËN!
4 videos • 3 views • by Lëvizja BASHKË Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, çdo vit në Shqipëri vdesin 5,410 qytetarë nga sëmundje të shkaktuara prej ndotjes së ajrit. Kjo vdekshmëri është 2.6 herë më e lartë se mesatarja e vendeve të Evropës. Përmasat e këtij krimi urban janë më të theksuara në Tiranë. Tirana është një nga qytetet më pak të gjelbëruara të Evropës. Sot sipërfaqja e hapur e gjelbër është më pak se 0.46 m2 për banor. Standardi ndërkombëtar është 4-9 m2 për banor. Përgjegjës për këtë katastrofë janë pushtetarët që japin leje ndërtimi pa kriter, duke prodhuar kaos urban dhe trafik të rënduar. Ata që përfitojnë janë oligarkët e ndërtimit dhe të importit të naftës. Por Tirana mund të bëhet qytet i jetueshëm përmes angazhimit tonë, duke u bërë presion institucioneve që të marrin këto masa: · Matja periodike e ndotjes së ajrit; · Mbrojtja dhe zgjerimi i parqeve të qytetit; · Shtimi i sipërfaqes së gjelbëruar për të arritur standardet evropiane; · Pezullimi 5-vjeçar i ndërtimeve brenda Unazës së Madhe; · Përmirësimi i ndjeshëm i transportit publik; · Kontrolli rigoroz i cilësisë së karburantit; · Mbështetja për përmirësimin e flotës së automjeteve. Nënshkrimi i peticionit të hartuar nga Lëvizja BASHKË është hapi i parë i përpjekjes së përbashkët për një Tiranë të jetueshme. Bashkohu me Lëvizjen BASHKË: https://levizjabashke.al/anetaresohu/ .